Katër raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

Katër raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë

02 December 2019 12:16

Katër raste të dhunës në familje kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit të Policisë në Fushë Kosovë është sulmuar fizikisht një grua nga bashkëshorti i saj. Viktima raportohet se ka marrë tretman mjekësor, transmeton Koha.net.

Në Prishtinë një grua ka raportuar që për një kohë të gjatë është duke u keqtrajtuar psiqikisht nga nj mashkull me të cilin kishte bashkëjetuar. Njësitë policore janë duke hetuar rastin, i dyshuari gjendet në arrati.

Ndërkaq në Podujevë është i dyshuari mashkull, pasi i njëjti ka pranuar se ka sulmuar fizikisht gruan e tij. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Edhe në Prizren një grua është sulmuar fizikisht nga një burrë. I dyshuari është përsëritës i këtyre veprave dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Viktima është dërguar në strehimore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme