Kronikë

Rrokulliset një veturë në magjistralen Prizren-Dragash

Një veturë është rrokullisur në magjistralen Prizren-Dragash. Sipas njoftimit nuk dihet ende nëse ka të lënduar por që në vendin e ngjarjes janë shkaktuar shumë kolona.

Sipas RTV Besa, pikërisht në këtë anë të magjistrales janë duke u realizuar disa punime rrugore, teksa shumë kalimtarë janë lutur për kujdes të shtuar nga pjesëmarrësit në komunikacion.

Koha.net është duke pritur përgjigje nga Policia për të kuptuar detajet e aksidentit.