Kronikë

Kontrabandë me mallra farmaceutike përmes pyllit, të dyshuarit ikin

Gjatë mbrëmjes së kaluar në fshatin Seqishtë, Hani i Elezit është raportuar për kontrabandim me mallra farmaceutike.

Njësiti policor gjatë patrullimit ka vërejtur tre të dyshuar të panjohur të cilët ishin duke bartur mallra të kontrabanduara.

Të dyshuarit, me të vërejtur policinë kanë ikur nga vendi i ngjarjes duke lënë prapa 3 çanta në pyll.

Gjatë kontrolli në çantat e tyre, policia ka konfiskuar barëra 3580 paketime” Diazepam”, 200 paketime “Halldon” , 100 paketime” Tramadoll” dhe 20 paketime Injeksione” Fllosteron”.

Vlera e mallit të konfiskuar nuk është raportuar, madje nuk është raportuar as për të arrestuar.