Kronikë

Policia kap hajnin duke vjedhur në një qendër tregtare në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arritur që të kap një hajn në flagrancë,gjatë mëngjesit të sotëm, duke kryer një vjedhje në një qendër tregtare në Prishtinë.

Hajni kishte depërtuar brenda objektit duke thyer xhamin e derës dhe kishte vjedhur disa artikuj ushqimor, sipas raportit të Policisë së Kosovës.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në ndalim për 48 orë, transmeton Koha.net.