Kronikë

E rrahën dhe i vodhën 500 euro në Podujevë

Gjatë ditës së djeshme në Podujevë, në rrugën “Zahir Pajaziti” ka ndodhur një grabitje.

Sipas raportit policor, një i dyshuar është arrestuar pasi bashkë me një tjetër të dyshuar kanë sulmuar fizikisht një tjetër mashkull me ç’rast edhe i kanë vjedhur 500 euro.

Policia ka bërë të ditur se viktima ka pësuar lëndime trupore me ç’rast edhe është dërguar për tretman mjekësor.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati.