Arrestohet një zyrtar policor që në bashkëveprim me një tjetër kontrabandonin mallra Foto: Ilustrim

Arrestohet një zyrtar policor që në bashkëveprim me një tjetër kontrabandonin mallra

22 November 2019 15:05

Policia e Kosovës gjatë patrullimit në rajonin e Gjilanit, ka hasur në dy persona të dyshuar të cilët në furgonin e tyre kishin ngarkuar një sasi të mallrave të kontrabanduara. Njëri prej dy të arrestuarve, është zyrtar policor në Policinë e Kosovës. 

“Me datë 21.11.2019 Policia e Kosovës ka ndaluar një furgon me targa vendore të cilin e drejtonte njëri nga dy të dyshuarit. Pas kontrollimit të këtij furgoni është vërejtur se në të kishte të ngarkuar rreth 40 arka birra, një komplet qumësht dhe një sasi e çokollatave ku vlera e këtij malli sipas njërit nga të dyshuarit sillet rreth 400 euro”, thuhet në komunikatë.

Në lidhje me rastin personat e dyshuar të arrestuar janë:

Zh. R i lindur më 1962 M /Kosovar/Serb

G. S i lindur më 1972 M /Kosovar/Serb

“Personat e lartcekur janë shoqëruar në stacion policor ku njëri nga të dyshuarit e përfshirë në rast është pjesëtar i Policisë së Kosovës, dhe me këtë rast është njoftuar edhe IPK-ja (Inspektorati Policor i Kosovës) të cilët kanë bërë intervistimin e të dyshuarit (zyrtar policor) të përfshirë në rast”, thuhet në raport.

Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes, është kontaktuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit të dyshuarve të arrestuar u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“Furgoni si dhe malli i dyshuar për kontrabandim është sekuestruar deri në përfundimin e procedurave të parapara me Kodin e Procedurës Penale”, përfundon njoftimi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme