Kronikë

Përleshje në Rahovec, u përdoren edhe armë zjarri

Policia në Rahovec ka arrestuar tre të dyshuar. Ata pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin tjetër, i cili gjendet në arrati, janë përleshur mes vete dhe dyshohet se njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri, transmeton KsP.

Në vendin ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të armës, ndërsa nuk raportohet për të lënduar. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti është në procedurë.