Dy të arrestuar për vrasjen e shqiptarit në Belgjikë

Dy të arrestuar për vrasjen e shqiptarit në Belgjikë

22 November 2019 10:17

Në datë 20 maj të këtij viti (2019), në një kanal në Lievegem të Belgjikës doli trupi i pajetë i një personi.

Policia bëri me dije se viktima ishte një shqiptar 40-vjeçar. Autoritetet vendase nuk dhanë shumë detaje, por thanë se trupi ishte mbështjellë me plastmas dhe ishte hedhur më pas në kanal. Ishte një çiklist ai që e vuri re trupin e shqiptarit buzë kanalit.

Tani, pas disa muajsh hetime intensive, policia belge thotë se ka arrestuar dy persona, si të dyshuar kryesorë për ngjarjen. Edhe këta janë po shqiptarë. Një është arrestuar në Belgjikë dhe tjetri në Francë, përkatësisht 29 dhe 37 vjeç.

Ndërkohë që hetimet vazhdojnë, identiteti i tyre nuk bëhet me dije.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme