Kronikë

Në Klinë konfiskohen dy armë pa leje

Descriptive Text

Dje rreth orës 22:00, patrulla e Policisë në fshatin Gremnik–Klinë ka ndalur një veturë dhe gjatë kontrollimit të veturës dhe ngasësit, është gjetur një pistoletë ‘Zastava M-57’ me një karikator dhe gjashtë 6 fishekë, të cilën i dyshuari e posedonte pa leje.

“Pistoleta është konfiskuar ndërsa i dyshuari B. G. i lindur në vitin 1979 shtetas shqiptar i Kosovës, është arrestuar dhe është sjellë në stacionin policor në Klinë”, thuhet në raport.

Përmes këtij raporti policor, theksohet se është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që rasti të kalojë në procedurë të rregullt dhe i dyshuari pas intervistimit është liruar.

“Po ashtu rreth orës 23:00 njësitë policore të stacionit policor Klinë kanë hyrë në një lokal dhe tek personi i dyshuar B. P. i lindur në vitin 1988 shtetas shqiptar kosovar, kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një armë pistoletë ‘Zastava M-57’ një karikator me tetë (8) copë municion”, thuhet në raport.

I dyshuari është arrestuar për veprën ‘posedim ilegal i armës’ dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Image