Po transportonin 5 sirianë ilegalë, arrestohen dy persona në Kukës

Po transportonin 5 sirianë ilegalë, arrestohen dy persona në Kukës

19 November 2019 15:02

Specialistët për hetimin e trafiqeve të paligjshme në Kukës arrestuan në flagrancë shtetasit B.D., 29 vjeç, banues në Tiranë dhe M. R., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke transportuar shtetas sirianë, të cilët nuk dispononin dokumente identifikimi.

Shtetasi B. D. u kap në hyrje të qytetit të Kukësit, ku në automjetin tip BMW po transportonte 5 shtetas sirianë.

Ndërsa shtetasi M. R. u kap në aksin Kukës – Morinë, tek kthesa e Kolshit, ku në automjetin tip Furgon, po transportonte 7 shtetas sirianë.

Shtetasit B. D. dhe M. R. do t’i ndihmonin shtetasit sirianë që të kalonin kalonin kufirin në drejtim të Kosovës, kundrejt fitimit, në mënyrë të paligjshme, me destinacion final një nga vendet e BE-së.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”./TCh/

Komentet

Shto koment

Të ngjashme