Kronikë

Dy sulmuesit e drejtorit dhe tre zyrtarëve komunalë të Pejës ende në arrati

Ende janë në arrati dy personat e dyshuar që sulmuan fizikisht të premten pasmesnate në një kateteri në qendër të qytetit, drejtorin e Inspektoratit Komunal të Pejës, Leotrim Murtezaj, inspektorin e ndërtimit Mentor Beqiraj dhe dy zyrtarë të tjerë të Komunës.

“Me datën 16 nëntor rreth orës 00.50 policia është informuar se në një lokal në Pejë ka ndodhur një rrahje dhe si pasojë e kësaj rrahjeje tre persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët pas trajtimit mjekësor janë liruar në shtëpi. Për këtë sulm janë dy të dyshuar, të cilët janë të identifikuar nga policia se kush janë, por ende janë në arrati”, tha të hënën, Driton Rugova, zyrtar për informim i Policisë në Pejë, shkruan sot Koha Ditore.

Edhe në Prokurorinë Themelore të Pejës e kanë konfirmuar të njëjtë gjë. Zëdhënësi i kësaj prokurorie, Shkodran Nikçi, tha se të dyshuarit për këtë rast janë identifikuar, por ende janë në arrati. “Policia është duke punuar në mënyrë intensive për arrestimin e tyre”, tha Nikçi. Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Pejës, Leotrim Murtezaj, për “Kohën Ditore” ka rrëfyer për sulmin fizik që ka ndodhur të premten pasmesnate në një kateteri në qendër të qytetit.

 (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)