Arrestohet personi i dyshuar për vjedhje të një veture në Pejë Foto: Koha / ilustrim

Arrestohet personi i dyshuar për vjedhje të një veture në Pejë

18 November 2019 13:48

Me datën 13.11.2019 rreth orës 10:30, Policia e Kosovës, respektivisht Stacioni Policor në Pejë, ka pranuar ankesën nga një person, viktima mashkull shqiptar, i cili e ka parkuar automjetin e tij VW Pheaton në parking të objektit të tij në rrugën “Ahmet Shala” në Pejë, me ç ‘rast kur është kthyer nuk e ka gjetur automjetin në fjalë.

Sipas njoftimit për media, Policia menjëherë i është përgjigjur vendit të ngjarjes dhe pas një pune intensive është arritur të gjendet vetura e lartcekur në oborrin e spitalit rajonal në Pejë, ku e njëjta është sjellë në Stacionin Policor në Pejë për ekzaminime të mëtutjeshme.

“Me datën 17.11.2019, pas një pune intensive operativo-hetimore, është arritur që të identifikohet, rrjedhimisht të arrestohet i dyshuari B. M. i lindur me 1992, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë’. Me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve”, thuhet në njoftim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme