Kronikë

Tre të arrestuar për armëmbajtje pa leje në Kosovë

Descriptive Text

Tre persona janë arrestuar e më pas janë liruar me procedurë të rregullt, për armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit të Policisë, në Prishtinë është arrestuar i dyshuari, pasi që gjatë kontrollimit të tij i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me katër fishek. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ndërkaq në Ferizaj, është shoqëruar në Stacionin Policor i dyshuari, pasi gjatë kontrollimit të veturës së tij i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tre fishek. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Edhe në Skenderaj, njësia policore gjatë kontrollimit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar (i mitur), kanë gjetur dhe konfiskuar dy armë (zolla) të zbrazëta dhe një maskë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.