Gjendet i vdekur një 46 vjeçar në Podujevë Foto: Ilustrim

Gjendet i vdekur një 46 vjeçar në Podujevë

16 November 2019 22:09

Një preson i moshës 46 vjeçare është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Podujevë.

Lajmin për Koha.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi. Ai ka thënë se viktima nuk ka shenja dhune dhe trupi i tij është dërguar në IML për obduksion.

Krasniqi tutje thotë se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu në Podujevë.

“Sot, më 16.11.2019, rreth orës 17:30, policia është njoftuar se një person është pa ndjenja në shtëpinë e tij, në rrugën "Skënderbeu" në Podujevë. Bëhet fjalë për një mashkull 46 vjeçar. Sipas mjekut ai është pa shenja jete. Në trup nuk ka shenja dhune. Me urdhër të prokurorit i njëjti dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme