Aktakuzë kundër katër personave për veprën penale të grabitjes

Aktakuzë kundër katër personave për veprën penale të grabitjes

24 February 2017 11:04

Prokuroria Themelore në Prizren Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër katër (4) personave, R.Th., R.S., A.M dhe D.B., të gjithë nga Prizreni, pasi që së bashku kanë kryer veprën penale të grabitjes nga neni 329 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 e në lidhje me nenin 31 të KP, njofton kumtesa nga Prokuroria, transmeton koha.net.

Sipas aktakuzës të pandehurit më datën 06.10.2016, në orët e vona të natës në rrugën “Hoxhë Tahsini” në Prizren, duke vepruar si grup i armatosur duke përdorur forcën kanë përvetësuar pasurinë e paluajtshme të viktimës D.H., të cilin e kanë detyruar nën kërcënim si dhe duke përdorur dhunën fizike ndaj bashkëshortes së tij që të hap kasafortën dhe nga e njëjta kanë marrë para në vlerë prej tetëmbëdhjetëmijë (18.000) euro, si dhe një sasi të konsiderueshme të stolive të arit në vlerë prej dyzetmijë (40.000) euro duke u larguar nga shtëpia.

Me këto veprime të akuzuarit kanë kryer veprën penale të grabitjes nga neni 329 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 e në lidhje me nenin 31 të KP.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme