Arrestohet një person i dyshuar për shmangie nga tatimi, s’pagoi mbi 700 mijë euro Foto: Koha / ilustrim

Arrestohet një person i dyshuar për shmangie nga tatimi, s’pagoi mbi 700 mijë euro

15 November 2019 14:09

Me datën 23.04.2019 në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit - DHKEK është pranuar informata se një i dyshuar është duke kryer veprën penale ‘shmangie nga tatimi.

“Pas analizimit të informatave nga hetuesit e DHKEK-së, janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe në bashkëpunim me zyrtarët e ATK-së është vërtetuar se i dyshuari i lartcekur ka kryer veprën penale në periudhën kohore 2015-2016, duke dëmtuar në këtë mënyrë buxhetin e Kosovës prej 744,321.91 euro”, thuhet në raport.

Personi i dyshuar i arrestuar lidhur me këtë rast është A. M. lindur më 1986.

“Sot, me 15 nëntor 2019, pas intervistimit të të dyshuarit të lartcekur, në konsultim dhe me urdhër të Prokurorisë Themelore Mitrovicë, të dyshuarit të lartcekur i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve”, thuhet në raport.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme