Ia ndërruan afatin e skadimit produkteve ushqimore e i vendosën në shitje, dy të arrestuar Foto: Koha/Ilustrim

Ia ndërruan afatin e skadimit produkteve ushqimore e i vendosën në shitje, dy të arrestuar

15 November 2019 11:21

Dje në fshatin Rudare në Zveçan, Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Boshnjakë, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale “Tregti e ndaluar”.

Ata bënë ndërrimin e afatit të skadimit në pakot e produkteve ushqimore dhe pastaj të njëjtat i kanë vendosur në treg për shitje.

“Njësitë policore së bashku me inspektorët e tregut në dy lokacione kanë gjetur dhe kanë konfiskuar produkte të ndryshme ushqimore me afat të skaduar, pajisje laserike për ndërrim afati dhe një pistoletë. Përveç këtyre janë konfiskuar dy vetura dhe tre telefona celularë”, thuhet në raportin e PK-së.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme