Konfiskohen tri armë në Mitrovicë Foto: Ilustrim

Konfiskohen tri armë në Mitrovicë

15 November 2019 09:31

Në 24 orët e fundit, në zonën e përgjegjësisë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, në tri lokacione të ndryshme janë konfiskuar tri armë.

Në rastin e parë konfiskimi i një pistolete është realizuar gjatë një bastisje të një shtëpie në fshatin Mikushnicë- Skenderaj, me ç’rast është konfiskuar një pushkë e gjuetisë dy tytshe me afat të skaduar të lejes për armëmbajtje.

Rasti i dytë i konfiskimit të një arme të tipit Ecol Firat, një karikator dhe dhjetë predha është realizuar në qytetin e Mitrovicës, gjatë një bastisje në rrugën “Adem Voca”.

Ndërsa rasti i tretë i konfiskimit të një arme është realizuar në fshatin Shupkovc në Mitrovicë, ku pas pranimit të një informate për një mosmarrëveshje në një lokal, policia ju ka përgjigjur rastit, në vendngjarje kanë arritur ta identifikojnë të dyshuarin, ku nga i dyshuari në fjalë është konfiskuar një armë pistolet TT, një karikator dhe shtatë fishkë.

Të tre të dyshuarit janë shoqëruar në stacionet përkatëse janë intervistuar dhe me urdhër të prokuroreve të rasteve, të dyshuarit janë në fjalë janë liruar në procedura të rregullta dhe ndaj tre të dyshuarve janë iniciuar rastet për veprat penale “mbajtje në pronësi, posedim, kontrolle dhe shfrytëzim i pa autorizuar i armës”, kurse ndaj të dyshuarit të tretë, i është iniciuar edhe rasti për veprën penale “kanosje”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme