Kronikë

I konfiskohet arma një 17 vjeçari në Vushtrri

Descriptive Text

Me datën 13.11.2019, në ora 17:02, në fshatin ‘Pestovë’ – Vushtrri, nga njësia policore në pikë kontrolli, është ndaluar një veturë me targa vendore, ku gjatë kontrollit, të dyshuarit D.J., 17 vjeçar, i është gjetur një armë me gaz, pa karikator dhe pa fishek, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Nga policia si provë materiale, të dyshuarit në fjalë i është konfiskuar një armë pistoletë me gazë, prodhim gjerman.

I dyshuari D.J., 17 vjeçar është shoqëruar në stacionin policor dhe pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të shtetit është liruar në procedure të rregullt, dhe ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ,,Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’’.