Një grua në Prishtinë keqtrajton fëmijën e saj, burri e raporton në polici Foto: Ilustrim

Një grua në Prishtinë keqtrajton fëmijën e saj, burri e raporton në polici

13 November 2019 09:53

Dje në lagjen e spitalit në Prishtinë, një grua ka keqtrajtuar fëmijën e vet.

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës, thuhet se ankuesi mashkull K-Shqiptar ka informuar se ish bashkëshortja e tij e dyshuara femër K-Shqiptare, ka keqtrajtuar fëmijën e tyre të mitur.

“Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme