Nga shpejtësia përplaset në një lokal, tre të lënduar prej aksidentit në Pejë Foto nga Policia në Pejë

Nga shpejtësia përplaset në një lokal, tre të lënduar prej aksidentit në Pejë

13 November 2019 09:35

Mbrëmë rreth orës 22:00 ka ndodhur një aksident në rrugën “Bill Klinton” në Pejë, me ç’rast 3 persona kanë mbetur të lënduar.

Policia përmes një raporti, thotë se derisa i dyshuari me veturën e tipit Audi me targa vendore duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë, doli jashtë rrugës, duke hyrë në brendësi të një lokali.

“Si pasojë e këtij aksidenti tre persona kanë pësuar lëndime trupore si dhe është dëmtuar një lokal pronë private. Të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal në Pejë për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Në vendngjarje kanë dalë hetuesit rajonal për hetimin e aksidenteve (NJRKRR) janë duke u marrë me rastin.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme