Kronikë

Aksident me fatalitet në Podujevë, një i vdekur

Descriptive Text

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në Podujevë, ku si pasojë ka mbetur një i vdekur.

Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Podujevë-Prishtinë mes një veture dhe një këmbësori.

Këtë e ka konfirmuar për “Koha Ditore” zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Arlinda Rexhepi.

“Mund të konfirmojmë se me datë 12.11.2019 rreth orës 17:25 në magjistralen Podujevë-Prishtinë është raportuar për një aksident trafiku mes një veture dhe një këmbësori. Në vendin e ngjarjes ndodhen njësia e trafikut rajonal e cila është duke u marrë me rastin, ndërsa njësia e emergjencës ka konstatuar vdekjen e një personi - këmbësorit mashkull”, ka thënë Rexhepi.