Kronikë

Remzije Mustafa akoma nuk është gjetur, policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Descriptive Text

Remzije Mustafa, gruaja që u raportua e zhdukur që nga data 7 nëntor, akoma nuk është gjetur.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se që nga dita e raportimit e deri më tani bashkë me familjarët kanë bërë përpjekje për gjetjen e saj, por deri tani kjo ishte e pamundur.

Teksa ka thënë se po vazhdojnë intensivisht veprimet dhe kërkimet, Policia ka kërkuar nga qytetarët ndihmë për identifikimin e vend

Bëhet fjalë për personin, Remzije Mustafa, e lindur në vitin 1960, banuese në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, ku edhe është parë për herë të fundit.

Ky është njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Person i zhdukur

Prishtinë, 12 nëntor 2019 – Ju njoftojmë se më datë 07.11.2019, në polici është raportuar për një person të zhdukur.

Bëhet fjalë për personin, Remzije Mustafa, e lindur në vitin 1960, banuese në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, ku edhe është parë për herë të fundit.

Që nga dita e raportimit deri më tani, njësitet policore te hetimeve, kërkimeve si dhe patrullat në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh si :

intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit,

kontrollimi i hyrje- daljeve, në të gjitha pikat kufitare,

kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura),

analizimi i video incizimeve të zonave të ndryshme,

analizimi dhe hetimi i çdo lloj informacioni që lidhet me personin, etj.

Veprimet dhe kërkimet policore, janë duke vazhduar intenzivisht, mirëpo njëkohësisht kërkojmë nga të gjithë ata që mund të ndihmojnë në identifikimin e vendndodhjes së saj, të informojnë Policinë e Kosovës në linjën emergjente 192, apo në nr 080019999.