Kronikë

Arrestohen pasi pengojnë personat zyrtarë

Descriptive Text

Në rrugën “Sheh Myhedini”, në Rahovec, dje janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë.

Ata, sipas raportit policor, kanë fyer dhe kanosur dy zyrtarët policorë, transmeton Koha.net.

Motiv i rastit është pasi që zyrtarët i kanë shqiptuar një tiketë për kundërvajtje njërit nga të dyshuarit. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.