Arrestohen dy shtetas nga Shqipëria për kontrabandim me refugjatë Foto: Koha / ilustrim

Arrestohen dy shtetas nga Shqipëria për kontrabandim me refugjatë

11 November 2019 11:58

Policia e Kosovës raporton se afër urës së autostradës në Vërmicë patrulla e Policisë Kufitare ka ndaluar dy automjete të cilat kishin qenë duke pritur nëntë persona refugjatë duke hyrë në automjete, të cilët kanë hyrë në mënyrë ilegale nga territori i Shqipërisë në territorin e Kosovës.

“Janë arrestuar dy (drejtuesit e automjeteve) të dyshuar, shtetas të Shqipërisë, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale të lartcekur. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme