9 të lënduar nga aksidenti në fshatin Vranidoll Foto: Ilustrim

9 të lënduar nga aksidenti në fshatin Vranidoll

11 November 2019 11:20

Policia e Kosovës njofton se nga aksidenti mes dy automjeteve që ka ndodhur në fshatin Vranidoll të Prishtinës, të lënduar kanë mbetur 9 persona.

“Është raportuar për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj K/Shqiptarë”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar nëntë (9) persona të cilët janë dërguar në QKUK dhe janë duke u trajtuar”, përfundon raporti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme