Kronikë

Gjatë 24-orëve të fundit, 33 aksidente në Kosovë

Foto: Koha / ilustrim

33 aksidente janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në bazë të statistikave të Policisë së Kosovës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, 14 nga to kanë përfunduar me lëndime ndërsa 19 vetëm me dëme materiale.

Gjithashtu, Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1221 tiketa trafiku, 17 persona janë arrestuar, 12 janë dërguar në mbajtje ndërsa vetëm një është dërguar në vuajte të dënimit.

Image