Kronikë

Vdes një grua në Prizren pasi bie nga ballkoni i shtëpisë

Descriptive Text

Në Prizren është raportuar një vdekje e dyshimtë.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se një grua në rrethana të panjohura ka rënë nga ballkoni i shtëpisë.

“Raportohet se viktima femër K-Shqiptare në rrethana të panjohura ka rënë nga ballkoni i shtëpisë. Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit ku dhe ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, përfundon raporti i PK-së.