Kronikë

Në Pejë i biri rrah babanë

Në Pejë, dje është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që, dyshohet se i njëjti ka sulmuar viktimën mashkull K-Shqiptar (babanë e tij) duke e gjuajtur me një vazo lulesh, njofton Policia e Kosovës, transmeton Koha.net .

Për pasojë viktima ka pësuar lëndime të lehta. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.