Kronikë

Vetaksident në Shajkovc të Podujevës, lëndohen dy persona

Foto: Koha / ilustrim

Dy persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti në Shajkovc të Podujevës.

Lajmin për Koha.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi. Ai ka bërë të ditur se në aksident ishte e përfshirë vetëm një veturë.

“Sot në ora 12:40, në fshatin Shajkovc ka ndodhur një aksident trafiku, e përfshirë ka qenë vetëm një veturë ku janë lënduar dy persona”, ka thënë ai.