Durrës, anija e peshkimit nxjerr në breg kufomën e dekompozuar në det Foto ilustrim

Durrës, anija e peshkimit nxjerr në breg kufomën e dekompozuar në det

09 November 2019 10:57

Një kufomë e dekompozuar është gjetur në det nga peshkatarët e Durrësit.

Trupi i pajetë u konstatua në ujërat e Adriatikut, paralel me Porto Romanon në një thellësi 80 metra, nga anija e peshkimit ”Prima”.

Sipas peshkatarëve, konstatimi i seksit të kufomës ka qenë i vështirë për shkak se ishte në proces dekompozimi, raporton TCH.

Anija ka nxjerrë trupin në breg, ndërsa pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të përcaktojë shkakun e vdekjes dhe të japë më shumë detaje për të lehtësuar identifikimin e saj.

“Më datë 09.11.2019, rreth orës 06:30, në lagjen nr.15 Durrës, në vendin e quajtur Bishtpallë, në det rreth 8.5 milje larg bregut, nga një peshkarexhë, është gjetur një trup njeriu i dekompozuar”, thuhet në njoftimin nga Policia e Shtetit. “Nuk mund të saktësohet, seksi dhe mosha, mbasi është i përzier me mbeturina bimore. Grupi hetimor po punon për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet më tej aty.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme