Një e mitur shtatzënë në QKUK ngjall dyshime te Policia e Kosovës Foto: Koha

Një e mitur shtatzënë në QKUK ngjall dyshime te Policia e Kosovës

09 November 2019 10:47

Policia e Kosovës u detyrua të nisë hetimet ndaj një të miture, e cila shkoi në QKUK shtatzënë.

E mitura është nga fshati Mirenë i Lipjanit.

Policia, thotë se ka intervistuar familjarët e të dy palëve, të miturës e burrit të saj.

“Njësitet Policore kanë shkuar në QKUK dhe kanë intervistuar të miturën e cila ka deklaruar se është e martuar me dëshirë”, thuhet në raport.

Lidhur me këtë janë intervistuar edhe prindërit e dy familjeve të cilët kanë deklaruar se martesa është bërë me dëshirë të dy palëve edhe me ceremoni martesore.

“Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, përfundon raporti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme