Kronikë

Së paku katër raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Descriptive Text

Së paku katër raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Policinë e Kosovës.

Bazuar në raportin ditor të Policisë, rastet kanë ndodhur në Lipjan, Drenas, Prizren e Rahovec.

Në Lipjan, është arrestuar një burrë i komunitetit serb pasi dyshohet se kishte maltretuar fizikisht dhe psiqikisht bashkëshorten dhe vajzën. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar.

Në rastin tjetër, në Komoran, është arrestuar një burrë, shqiptar, që kishte sulmuar fizikisht të birin. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Në Prizren, është raportuar se një burrë i komunitetit boshnjak kishte kanosur verbalisht nënën dhe vëllanë. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është liruar.

Lëndim trupor i ka shkaktuar bashkëshortes një burrë në Rahovec. Viktima është dërguar në spitalin e Gjakovës, ndërsa burri shqiptar është dërguar në mbajtje