Kronikë

Aksident në Zaim të Klinës, humb jetën një 18 vjeçar

Foto: Koha / ilustrim

Një 18 vjeçar G.Z ka humbur jetën në një aksident trafiku në fshatin Zaim të Komunës së Klinës.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Pejës, Xhevat Ibraj, aksidenti ka ndodhur mes një motoçiklete dhe një veture, ku si pasojë i vdekur ka mbetur ngasësi i motoçikletës.

Ibraj ka thënë për Koha.net se viktima është bartur në Spitalin Rajonal të Pejës, pasi ende kishte shenja jete, por ka vdekur rrugës për në spital.

“Në orën 19:19 ka ndodhur një aksident fatal në fshatin Zaim në Klinë në rrugën magjistrale Pejë-Prishtinë. Aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe motoçiklete. Ngasësi i motoçikletës G.Z, 2001, ka pësuar lëndime të rënda në vendin e ngjarjes. I njëjti është bartur në Spitalin Rajonal të Pejës sepse ka pasur shenja jete por atje ka arritur pa shenja jete. Ngasësi i mjetit xhip është arrestuar nga policia dhe njësitet relevante kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai.