Kronikë

Këngëtari në Durrës po fliste në celular, humb drejtimin e veturës dhe vdes

Një 30-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik të ndodhur në orët e para të së premtes në Unazën e Shkozetit.

I ndjeri është identifikuar si Erjan Beli, dhe ka qenë duke drejtuar automjetin tip “Renault” kur është përplasur me trafikndarësen e më pas ka dalë nga rruga.

Dyshohet se viktima ka humbur drejtimin mbi mjetin pasi ka qenë duke përdorur telefonin celular. Raportohet se 30-vjeçari nga Kavaja ishte këngëtar në klubet e natës.