Kronikë

Arrestohet pasi vodhi syze dielli në një barnatore në Prizren

Policia e Kosovës, thotë ta ketë arrestuar dje një person për vjedhje.

Raportohet se ka vjedhur syze dielli në një barnatore në Prizren.

“Në rrugën “Rifat Ukimeri” është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, nën dyshimin se i njëjti në një barnatore kishte vjedhur një palë syze të diellit”, thuhet në raportin e PK-së.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.