Kronikë

Arrestohen tre të dyshuar për tentim vrasje në Fushë Kosovë

Descriptive Text

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se ka arrestuar tre të dyshuar për tentim vrasje në Fushë Kosovë.

Mbrëmë rreth orës 20:00, policia ka marrë informacionin se në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, në një lokal, ka pasur një përleshje fizike. Njëri nga personat e përfshirë në përleshje, nga mjetet e forta të cilat janë përdorur në rast, ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë arrestuar tre persona të dyshuar:

A. G, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës

Sh. J, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe

A. J, mashkull, 25 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

Personi i lënduar po vazhdon tretmanin mjekësor në QKUK - Prishtinë, ndërsa personat e arrestuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.