Shqiptarët mbjellin kanabis në parkun natyror të Spanjës, 4 në pranga

Shqiptarët mbjellin kanabis në parkun natyror të Spanjës, 4 në pranga

23 October 2019 15:28

Katër shtetas shqiptarë janë vënë në pranga nga policia spanjolle pasi u kapën me 2 tonë lëndë narkotike të lloji kanabis sativa.

Burime policore bëjnë me dije se 4 shqiptarët identiteti i të cilëve nuk bëhet me dije kishin mundur të mbillnin tre plantacione me kanabis sativa në një zonë pyjore nga ku ka rezultuar një sasi prej më shumë se 2 tonësh.

Shqiptarët banonin në kampin fushor të ngritur enkas, duke i kushtuar gjithë kohën e tyre mirëmbajtjes dhe monitorimit të plantacioneve të kanabis sativa.

Ata gjithashtu kishin krijuar një sistem të sofistikuar të furnizimit me ujë përmes tubave nëntokësore, dhe një sistem tharës, të gjitha të kamufluara me kujdes midis bimësisë.

Agjentët e policisë arrestuan katër anëtarët e grupit dhe prishën tre plantacione me kanabis që ishin të fshehura midis pyjeve të pishave dhe bimësisë së dendur të vështira për tu arritur dhe dalluar/Shqip.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme