Gjendet pa shenje jetë një burrë në Mitrovicën e veriut Foto: Koha / ilustrim

Gjendet pa shenje jetë një burrë në Mitrovicën e veriut

23 October 2019 12:40

Në Mitrovicën e veriut dje është gjetur pa shenja jete një burrë, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Në afërsi të objektit të personave të vetmuar, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K-Serb”, thotë PK.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku, transmeton Koha.net.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme