Arrestohen dy të dyshuar për organizim të skemave piramidale Foto: Koha / ilustrim

Arrestohen dy të dyshuar për organizim të skemave piramidale

23 October 2019 12:07

Në Podujevë dje janë arrestuar dy të dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/shqiptar pasi të njëjtit në mënyrë të kundërligjshme kanë ushtruar veprimtarinë bastore sportive”, thuhet në komunikatë.

Në lokalin e tyre janë konfiskuar dëshmi materiale disa shtëpiza kompjuteri, printerë, tiketa të shtypura si dhe gjera të tjera. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme