Arrestohet pasi ditën e zgjedhjeve fotografoi votën dhe e publikoi në Facebook Foto: Ilustrim

Arrestohet pasi ditën e zgjedhjeve fotografoi votën dhe e publikoi në Facebook

23 October 2019 10:54

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër A.M., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Cenimi i fshehtësisë së votimit”.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri A.M., me datë 06.10.2019 rreth orës 13:20 minuta në Mamushë në vendvotimin 3201A në shkollën fillore “Anadolu” cenon fshehtësinë e votimit të zgjedhjeve për deputet të Parlamentit të Kosovës, në atë mënyrë që pasi voton fletëvotimin përmes telefonit celular “Samsung Galaxy J3” e fotografon dhe pastaj e poston në rrjetin social “Facebook” , thuhet në njoftim.

Me këto veprime, thuhet në komunikatë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri A.M., ka përmbushur elementet e veprës penale “Cenimi i fshehtësisë së votimit” sipas KPRK-së.

“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit, për veprën penale e cila i vihet në barrë”, përfundon njoftimi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme