Aksident afër kazermës “Adem Jashari”, një i lënduar Foto: Ilustrim/Koha

Aksident afër kazermës “Adem Jashari”, një i lënduar

22 October 2019 09:58

Sot në mëngjes ka ndodhur një aksident trafiku në afërsi të kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë, me ç’rast ka mbetur i lënduar një person, përcjell KTV.

“Rreth orës 08:00 në afërsi të Kazermës “Adem Jashari” në Prishtine, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë në rajonin e Prishtinës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme