Vdes një burrë në Suharekë pasi goditet nga rimorkio Foto: Ilustrim

Vdes një burrë në Suharekë pasi goditet nga rimorkio

20 October 2019 13:31

Një burrë në Suharekë ka vdekur dje, pasi nuk ka arritur të mbijetojë nga plagët që ka marrë pasi është goditur nga rimorkio.

Policia bën të ditur se viktima derisa ishte drejtuar traktorin humb kontrollin mbi të, kërcen nga traktori por më pas goditet nga rimorkio, transmeton Koha.net.

“Viktima mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke drejtuar traktorin, humb kontrollin e traktorit, kërcen nga ai dhe goditet nga rimorkio. Si pasojë i njëjti pëson lëndime të rënda trupore, ku me pas vdes”, thotë PK.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme