Kronikë

Qindra thika e boksa hekuri të tregtisë së ndaluar, konfiskohen në Tregun e Gjelbër

Descriptive Text

Policia e Kosovës ka njoftuar për disa konfiskime që u bënë në tregun e gjelbër.

“Gjatë kontrollës së realizuar për tregti të ndaluar ne tregun e gjelbër në Prishtinë, së bashku me autoritetet kompetente, janë kontrolluar disa lokacione-tezga, ku janë gjetur dhe konfiskuar 13 shufra metalike, 461 thika të ndryshme dhe 25 boksa hekuri”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit rastet janë proceduar në procedurë të rregullt.