Kronikë

Arrestohet i dyshuari për vjedhje në QKUK

Foto: Koha / ilustrim

Është arrestuar dje një burrë me dyshimin se ka vjedhur nga një paciente në QKUK një telefon dhe 170 euro, bën të ditur Policia e Kosovës.

Policia konfirmon se vjedhja ishte kryer më 6 tetor, transmeton Koha.net.

“Lidhur me rastin me datën 16.10.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili dyshohet se viktimës femër K/Shqiptare nga çanta në repartin e gjinekologjisë ia ka vjedhur një telefon celular dhe njëqind e shtatëdhjetë (170) euro. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thotë PK.