Kronikë

Arrestohen dy persona në Mitrovicë, njëri i dyshuar për vrasjen e Ivanoviqit

Dy persona janë arrestuar në veri të Mitrovicës nga Policia e Kosovës dhe një është në kërkim.

Njëri nga të dyshuarit është arrestuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit ka konfirmuar Policia e Kosovës për KTV-në, derisa një person është arrestuar sepse i janë gjetur armë dhe municion.

KTV merr vesh se njëri nga të arrestuarit ështe Rade Basara dhe personi tjetër në kërkim është Zhelko Bojiq.

I arrestuari tjetër i cili nuk ka qenë duke u kërkuar por u arrestua gjatë këtij aksioni është Vasilje Bojiq, djali i të kërkuarit Zhelko Bojiq.

Atij i është gjetur një armë dhe municion prandaj është arrestuar. Ai ka qenë në një nga pikat e kontrollit ku PK ka shkuar ta kërkoj babanë e tij Zejlko Bojic, shef i operatives në PK për komunat veriore.

Zëdhënësi i PK-së Baki Kelani ka konfirmuar se Rade Basara është zyrtar policor dhe gjithashtu personi që është në kërkim, Zhelko Bojiq është gjithashtu zyrtar policor.

Në aksionin që ka nisur rreth orës 5 të mëngjesit kanë marrë pjesë rreth 100 policë e forca të mëdha policore kanë qenë të stacionuar në veri.

Zhelko Bojic është shef i operatives në PK për Mitrovicë. Rade Basara është hetues.

{gallery}