Plagoset një burrë në Gjilan nga i dyshuari për vjedhje Foto: Koha / ilustrim

Plagoset një burrë në Gjilan nga i dyshuari për vjedhje

13 October 2019 13:02

Në fshatin Livoq i Epërm dje është arrestuar një burrë me dyshimin se ka plagosur një tjetër.

Policia thotë se i dyshuari pasi kishte kryer vjedhjen në ikje e sipër ka plagosur me armë zjarri viktimën, transmeton Koha.net.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Serbisë, i cili pasi ka kryer një vjedhje, në ikje e sipër ka plagosur me armë zjarri në këmbë viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi”, thotë PK.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme