Në Prishtinë vidhen pajisje ortopedike, nuk raportohet për të arrestuar Foto: Ilustrim

Në Prishtinë vidhen pajisje ortopedike, nuk raportohet për të arrestuar

13 October 2019 12:55

Në lagjen Dardania në Prishtinë dje janë vjedhur pajisje ortopedike në vlerë të madhe, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në lokalin e saj dhe kishin vjedhë pajisje – vegla pune ortopedike me vlerë të madhe”, thotë PK.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme