Policia në Angli u dërgon mesazh 2,000 klientëve të bandës shqiptare të drogës Foto: Shutterstock

Policia në Angli u dërgon mesazh 2,000 klientëve të bandës shqiptare të drogës

13 October 2019 11:26

Policia britanike u ka dërguar mesazh 2 mijë klientëve të një bande shqiptare të drogës duke u ofruar mbështetje përsa i përket abuzimit të tyre me drogën.

Numrat u gjetën në dy celularë të sekuestruar nga një rrjet shqiptar i krimit të organizuar. Sipas raportimeve të “The Times”, forca të shumta policore kanë vënë në shënjestër përdorues të rregullt të drogës, transmeton tch.

Ne mesazh shkruhej se shpërndarësit ishin arrestuar dhe se klientët po kontaktoheshin për t’u ofruar ndihmë. Një link në mesazh, i cili është klikuar 1,852 herë në Britani, ofron këshillim dhe mbështetje për përdoruesit e substancave narkotike.

Policia e Londrës gjurmoi 12 shqiptarë që u kapën me 1.2 kg kilogramë drogë me vlerë 144,000 funte, dokumente identiteti të rreme dhe 20,000 funte.

Ndër të tjerë, drejtuesit e bandës, Bledar Ponari 28 dhe Fjoralb Fera 21 kishin tetë korrierë që shpërndanin drogë përmes celularit.

Detektivi Konstable Lee Johnson, që udhëhoqi hetimin 8-mujor, tha se përdoruesit e drogës nuk janë të vetëdijshëm se po ushqejnë krimin e dhunshëm dhe skllavërinë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme