I mituri keqpërdori seksualisht të miturën, prokuroria kërkon paraburgim

I mituri keqpërdori seksualisht të miturën, prokuroria kërkon paraburgim

11 October 2019 15:15

Ferizaj, 11 tetor - Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, njofton opinionin se sot ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore në Ferizaj, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.SH., i cili gjendet në ndalim që nga data 10 tetor 2019.

Ekziston dyshimi i bazuar se më 4 qershor2019, në Kaçanik, përkatësisht në shtëpinë e tij, i pandehuri D.SH., e ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën e mitur, XH.D., e moshës nën 16 vjet, me ç’rast do të kryente veprën penale “Dhunimi” nga neni 227 paragrafi 6 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Komentet

Shto koment

Të ngjashme